Gjuriqi: Kurti a Murti e formon qeverinë

Lajme

Gjuriqi: Kurti a Murti e formon qeverinë

Nga: F. B. Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:24
Marko Gjuriq

 Shqiptarët e Kosovës nuk janë nuk si ishin dikur, ka thënë i ashtuquajturi drejtori i Zyrës së Kosovës Marko Gjuriq, duke shtuar se për serbët nuk është me rëndësi kush formon qeverinë, por që janë të tubuar rreth “bllokut monolit serb”, ai tha se ai nuk i gëzohet “faktit se ata janë hasmuar mes vetes” sepse kjo pastaj zbrazet në ndonjë konflikt në serbët, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

“Nëse Kurti a Murti formon qeveri, fundja të gjithë janë separatistë, ajo që është me rëndësi për neve, serbët të jenë të tubuar rreth bllokut pathyeshëm dhe askush të mos i ndaj”, shtoi ai duke nënvizuar se LS ka fituar 10 nga 10 vendet e rezervuara.

Gjuriq shprehet se fakti se shqiptarët nuk janë unik si kanë qenë dikur dhe se kanë ndryshuar shumë si shoqëri dëshmohet edhe me numra e shifra, në vitin 2001 në Kosovë kishte 60 mijë lindje, në vitin 2-14 32 mijë, ndërsa në vitin 2018 vetëm 22 mijë foshnje.

Duke fol për sulmin nda nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Slavko Simiq, Gjuriq theksoi se sulmi ndaj serbit të njohur para shtëpisë së tij, që më herët ishte i frikësuar, por për fat të keq këto raste janë përditshmëri në Kosovë.

"Slavko Simiq para sulmit ka fol hapur se duhet të ndalet dëbimi i serbëve që është e papranueshme që të bëhen presione në LS, por jemi dëgjuar edhe pajtuar që kjo nuk duhet të jetë pengesë e punës sonë, ajo është që të jemi me popullin tonë atje” tha Gjuriq.

Ai përkujtoi se këtyre ditëve bëhen dy vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit liderit të Iniciativës Qytetare SDP, ngjarjet e ngjashme dëshmojnë sa rrezik është të jesh përfaqësues i interesit serb në ato kushte, ku nuk ka siguri dhe përgjegjësi për krime. "Të jashtmit në mënyrë deklarative dënojnë, bile edhe Prishtina por nuk ka asnjëherë epilog", tha Gjuriq.

Ai ka përmendur ndërtimin e 1 mijë e 613 njësive të banimit, riparimin e objekteve kishtare dhe projektet tjera të infrastrukturës.

"Në Klinë kemi ndërtuar shkollë, atje jetojnë rreth 100 familje serbe, nga 103 shkolla në Kosovë ne furnizojmë 75 prej tyre, kemi rinovuar 16 shkolla, 7 çerdhe dhe një fakultet. Nga 26 institucione shëndetësore, 22 janë riparuar, ndërsa planifikohet ndërtimi edhe i 4 mijë 692 njësi banimi për serbët deri në vitin 2025", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat