Milena Ivanoviç: Jam e bindur se procesi i gjykimit dhe zbardhjes së rastit do të zgjasë shumë

Lajme

Milena Ivanoviç: Jam e bindur se procesi i gjykimit dhe zbardhjes së rastit do të zgjasë shumë

Nga: F.B Më: 12 janar 2020 Në ora: 13:15

Në prag të përvjetorit të dytë të vrasjes së Oliver Ivanoviç, e veja e tij Milena ka deklaruar se procesi që duhej të fillonte me 11 shkurt do të zgjasë gjatë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”

Ajo ka thënë se po përpiqet që shikoj të gjitha informacionet nga të gjitha anët, që të i plotësoj në fotografinë që ka rreth rastit. Milena Ivanoviç për RTS ka thënë se nga institucionet përgjegjëse në Prishtinë nuk ka marr shumë informacione për vrasjen e së shoqit dhe detajet kryesisht i ka mësuar nga mediet dhe njerëzit në Prishtinë që ia kanë transmetuar informatat.

"Gjithçka kryesisht përfundon në akuzat që janë ngritur së fundi, që për mua janë të dyshimta sepse ka jo logjikë të shumtë në gjëra. Kam lexuar një pjersë, jo të gjithë akuzën dhe ajo që nuk më jep shumë shpresë dhe nuk dua të besoj se dikush është i gatshëm të luaj me ato gjëra dhe nuk punohet seriozisht në zbardhjen e rasti të vrasjes së Oliverit",tha ajo.

Shumë ajo ka ftuar në ndalimin e spekulimeve dhe hedhjen e përgjegjësisë, pasi nga ato gjëra mund të shihen qëllimet.

"Përafërsisht mund të kuptohen qëllimet e secilit dhe është e tmerrshme dhe pothuajse për dy vite dëgjojmë versione të ndryshme kush dhe pse kanë vrarë Oliverin, goditje të ndryshme politike dhe përfitime të pikëve politike dhe kjo është ajo që ndodhë tash e dy vjet", tha Ivanoviç duke shtuar se më e keqja është se “kjo na largon nga e vërteta".

Milena Ivanoviç ka thënë se po përpiqet të jetë neutrale. "Po mundohem që të shoh gjërat nga të gjitha anët dhe të krijoj pasqyrën çka po ndodhë, këtë e pata vendos që në fillim, që vetë të kem pasqyrën e asaj që ka ndodhë", tha jo.

Shqyrtimi për të akuzuarit që duhej të fillonte me 11 shkurt u shty pasi akuza nuk ishte përkthyer në gjuhën serbe. Sipas saj kjo nuk është asgjë e re dhe nëpër gjëra të tilla ka kaluar edhe gjatë kohës kur Oliver Ivanoviç ishte në paraburgim.

"Kjo do të shtyjë dhe do kemi probleme të ndryshme, me përkthime, dëshmitarë dhe gjëra tjera. Është e tmerrshme që nuk kam besim, të mendoj se dikush nuk punon seriozisht në zbardhjen e rastit, megjithatë shpresoj se një ditë do marrim informatën kush e kreu, kush e urdhëroi dhe kush e ka vrarë Oliverin", tha Milena Ivanoviç.

Sipas saj "absolutisht është e bindur s procesi do zgjasë " dhe do përballet me " me probleme edhe spekulime të ndryshme".

"Kush e di, çka do dëgjojmë akoma,, por kjo nuk është asgjë e re. Mbështetet në faktin se ka njerëz që seriozisht punojnë dhe së shpejti do dimë emrin e vrasësit të Oliverovit", tha Milena Ivanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat