Kjo është 17-vjeçarja që ndihmon mijëra familje në Kosovë

Lajme

Kjo është 17-vjeçarja që ndihmon mijëra familje në Kosovë

Më: 12 janar 2020 Në ora: 15:45
Kjo është 17-vjeçarja që ndihmon mijëra familje në Kosovë

Vanesa Sadriu apo që njihet si Nëna Tereze e Ferizajt, nuk ka më shumë se 17 vjeç, është kryetare e Kuvendit të te Rinjve të Ferizajt dhe vullnetarja që i sjell shumë projekte rinisë ferizajase.

Në këtë rast, po flasim për aksionin e saj për të ndihmuar familjet skamnore, ku me vite radhazi në prag festash të Kurban dhe Fitër Bajramit dhe Festave te Fundvitit ndihmon dhe gëzon familjet skamnore.

Vitin që e lamë pas, në festat e fundvitit Sadriu ndihmoj 1,022 familje skamnore me deputetet e Kuvendit te Rinjve të Ferizajt,  ku përpos Ferizajt qytetit që Sadriu ka lindur dhe vepron në të, ajo është zgjeruar edhe në qytetin e Klinës, Vitisë, Fushe Kosovës, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Lipjanit dhe Shtimes, duke u ndihmuar këto familje me: veshmbathje, pako ushqimore, pako higjienike, dhurata për fëmijë dhe gjithashtu edhe me teknike të bardhë.

Zemra e gjerë e Sadriut dhe të Rinjve të tjerë bashkëpunëtor të këtij organizimi të mrekullueshëm po japin shembullin më të mirë se rinia jonë është ajo që na premton shumë në të ardhmen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat