Episkopi Irinej fton Trump që “të intervenoj” tek qeveria e Malit të Zi

Lajme

Episkopi Irinej fton Trump që “të intervenoj” tek qeveria e Malit të Zi

Nga: F.B Më: 12 janar 2020 Në ora: 17:57
Episkopi Kishës Ortodokse Serbe për Amerikën lindore Irinej

Episkopi Kishës Ortodokse Serbe për Amerikën lindore Irinej ka ftuar presidentin amerikan Trump që të “intervenoj” tek qeveria e Malit të Zi për shkak të ligjit për liritë e besimit, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka kërkuar nga Trump që të porosis qeverinë e MZ që “urgjentisht të ndaloj nga përndjekja që bënë në baza fetare dhe nga rrëmbimi i objekteve shekullore” të SPC në atë vend.

"Duam të kemi vëmendjen tuaj urgjente në keqpërdorimin e lirisë dhe të drejtave për posedimin e pasurisë në Republikën e Malit të Zi. Pas miratimit të ligjit për liritë e besimeve apo për pozitën juridike të bashkësive fetare, ka ardhur tek konflikti brutal me protestuesit paqësor krishterë që vetëm kanë dashur të mbrojnë objektet e tyre të shenjta nga rrëmbimi i dhunshëm", tha episkopi Irinej në letrën presidentit të ShBA-ve.

Si transmeton portali “Sabornik”, ai ka theksuar se " krijohet përshtypja se ky ligj vetëm arsyetim për konfiskimin e objekteve fetare të SPC", që është e pranishme në MZ tash e 8 shekuj, qo do të thoshte humbje  trashëgimisë dhe pasurisë kulturore.

Zotëri president, jeni zemërmadh dhe lirinë fetare e keni bërë prioritet të politikës së jashtme, në emrin e besimtarëve dhe qytetarëve serbo-amerikan ju ftojmë ju dhe qeverinë tuaj dhe organizatat joqeveritare që mbikëqyrin sektorin e lirive fetare që të intervenojnë tek qeveria e Malit të Zi, që urgjentisht të heqin dorë nga përndjekja që bëjnë në baza fetare dhe  marrjen e objekteve shekullore” ka thënë Irinej.

Në Nju Jork në kishen “Sveti Sava” në Menheten janë tubuar shumë qytetarë që kanë shprehur pakënaqësi për shkak të miratimit të ligjit për liritë fetare në Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat