Fadil Lepajës i ndodh diçka e papritur në veturën e tij (Pamjet)

Lajme

Fadil Lepajës i ndodh diçka e papritur në veturën e tij (Pamjet)

Nga: N.Sh. Më: 13 janar 2020 Në ora: 09:41
Fadil Lepaja

Opinionistit dhe njohësit të zhvillimeve politike në Kosovë, Fadil Lepajës, i është thyer xhami i veturës.

Lepaja e ka publikuar fotografinë në rrjetin social Facebook, ku thotë se dikush në këtë mënyrë ka shprehur mospajtimin e tij me shkrimet publike që Lepaja po i bën.

Sipas tij, autorët dhe urdhërdhënësit janë të njëjtit që inicuan edhe më parë fushata dhe vemrike kriminale kundër tij.

“Dikush kështu ka zgjedhur të shprehë mospajtimin me shkrimet dhe deklaratat e mija publike. Autorët dhe urdhëshënsit janë të njejtit që inicuan edhe më parë fushata dhe veprime kriminale kundër meje. Bashkëpunimi i politikës me krimin vazhdimisht ka prodhuar forma të tilla ordinere të presionit dhe friksimit, të cilat janë kundërproduktive dhe na mbetet të besojmë se një shtet i konsoliduar dhe ligjor mundet me i ndalue”, shkruan Lepaja, përcjell gazeta “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat