Daçiq: Kosova ta heq taksën këtë vit, të vazhdojmë dialogun deri në kompromis

Lajme

Daçiq: Kosova ta heq taksën këtë vit, të vazhdojmë dialogun deri në kompromis

Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:09
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se piroritet për Serbinë mbeten integrimet evropiane dhe Kosova. Ai ka thënë se ‘shpreson që shumë shpejt Kosova ta heq taksën dhe të vazhdojë dialogu’

.“Përkundër që ne jemi treguar mjaft konstruktiv, nuk jemi të kënaqur me progresin e arritur në Kosovë vitin e kaluar sepse dialogu u ndal shkaku i vendosjes së taksës nga Prishtina dhe refuzimi për ta hequr atë. Ky ishte një akt jo civilizues nga ana e Prishtinës dhe nuk u hoq për një vit duke vazhduar ende. Ne shpresojmë që gjatë këtij viti, kjo do të ndryshojë, taksa do të heqet dhe të vazhdojë dialogu sepse Serbia është e interesuar për të bërë kompromis dhe një zgjidhje afat-gjate’, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat