Ambasadori amerikan në Serbi: Shpresoj që marrëveshja Serbi-Kosovë do të arritet deri në vjeshtë

Lajme

Ambasadori amerikan në Serbi: Shpresoj që marrëveshja Serbi-Kosovë do të arritet deri në vjeshtë

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:14
Anthony Godfrey

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe Novosti, ka deklaruar se shpreson që para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje – deri në vjeshtë.

“Pritjet tona janë që para zgjedhjeve në SHBA të ketë përparim në procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, pasi që progresi është i domosdoshëm për stabilitet në rajon. Për këtë arsye do të vazhdojmë të përkrahim dialogun”, ka shtuar ambasadori amerikan në Serbi.

Ndërkaq i pyetur nëse ekziston mundësia që para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të ndodh jo vetëm përparimi në dialog por edhe të shihen rezultatet e saj, Godfrey tha se shpreson në një gjë të tillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat