Marigona Geci ka një porosi të fuqishme për VV-në dhe LDK-në: Bëjeni marrëveshjen, për hirë të Reçakut dhe Prekazit

Lajme

Marigona Geci ka një porosi të fuqishme për VV-në dhe LDK-në: Bëjeni marrëveshjen, për hirë të Reçakut dhe Prekazit

Nga: K.M Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:09
Marigona Geci bashkë me Vjosa Osmanin

Deputetja më e votuar pas Vjosa Osmanit në LDK, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka folur edhe për formimin e Qeverisë.

Vajza e ish deputetit të Kosovës, Gani Gecit, Marigona, duke e kujtuar masakrën e Reçakut, ka shkruar në profilin e sajë në Facebook, se kjo masakër ngriti ndërgjegjjen ndërkombëtare që forcat perëndimore të NATO-së dhe SHBA-të të bombardojnë forcat serbe dhe e çliruan këtë vend nga hordhit çetnike serbe.

Ajo ka ka theksuar se për hirë të gjakut të derdhur për liri, le ta bëjnë marrëveshjen për ta qeverisur vendin.

“Tani 21 vjet pas luftës gjindemi në një ngërç politikë, unë si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës ftojë dy partitë tona fituese LDK dhe LVV që për hir të gjakut të derdhur për liri, për hir të vuajtjeve të këtij populli, për hir të së ardhmes së fëmijëve tonë, të sakrifikojm secili diqka nga vetja jonë dhe te arrijnë një marrëveshje për të qeverisur së bashku”, shkruan Marigona Geci.

Ja postimi i plotë i Gecit:

Masakra e Reçakut ishte një ndër masakrat më të frikshme që kreu regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të gjitha masakrat serbe si ajo e Prekazit, Izbicës, Abrisë, Poklekut, Mejës, Rezallës, Krushës e shumë masakra tjera që i ndërmorën pushtuesit serb për ta zhdukur e shpërngulur popullin shqiptarë të Kosovës nga trevat e tyre, por masakra e Reçakut ngriti ndërgjegjien ndërkombëtare që forcat perëndimore të NATO-së dhe SHBA-të të bombardojnë forcat serbe dhe e çliruan këtë vend nga hordhit çetnike serbe.

Tani 21 vjet pas luftës gjindemi në një ngërç politikë, unë si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës ftojë dy partitë tona fituese LDK dhe LVV që për hir të gjakut të derdhur për liri, për hir të vuajtjeve të këtij populli, për hir të së ardhmes së fëmijëve tonë, të sakrifikojm secili diqka nga vetja jonë dhe te arrijnë një marrëveshje për të qeverisur së bashku.

Nëse nuk arrihet marrëveshja le ta harrojnë të gjithë se fajtor mund të jetë vetëm njëra palë, fajtori kryesorë do të mbetët pala që e ka ne dorë çelsin e marrëveshjes për ta qeverisur këtë vend.

Për hir të gjakut të derdhur për liri, për hir të fëmijëve tonë, ti lejmë interesat partiake me një anë dhe të bëjmë marrëveshjen politike për ta qeverisur vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat