Aleksandar Ivanoviç : Xhirimet e kamerave duhet të japin përgjigje kush e vrau Oliverin

Lajme

Aleksandar Ivanoviç : Xhirimet e kamerave duhet të japin përgjigje kush e vrau Oliverin

Nga: F.B Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:46

Aleksandar Ivanoviç kusheri i liderit të Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviç i vrarë pikërisht sot para dy viteve deklaroi se beson thellë së xhirimet e kamerave mbikëqyrëse kanë dhënë përgjigje në shumë pyetje sikur edhe në atë se a u krye vrasja nga shqiptarët apo nga serbët dhe kush ju ka ndihmuar me braktis Mitrovicën, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

„Bëhet fjalë vetëm për disa rrugë të ngushta nëpër të cilat ka lëviz Oliveri. Me ditë është përgatitur logjistika për vrasje dhe në fund u krye ajo dhe rrugëve ka shumë kamera “, ka thënë për NiN me rastin e përvjetorit të vrasjes së liderit të IQ SDP.

A nuk është e “çuditshme” që për ngjarje tjera menjëherë ka xhirime, ndërsa kur bëhet fjalë për humbjen e jetës së një njeriu nuk ka asgjë.

Ai thekson se kamerat në zyre e partisë së tij i ka vendosur vetë Oliver Ivanoviç dher “nga rrethana dhe shkaqe të paarsyeshme ato janë shkyç në momentin kur është shtënë në te”.

Duke kujtuar bisedën dhe takimet me Oliver për rreziqet e sigurisë shprehet: „ Ende mbaj mend fjalët e tij ‘ Çdo gjë më kanë bërë vetëm ka mbetur edhe të më vrasin”. Personalisht kam biseduar para vrasjes se ka njoftuar Prishtinën edhe Beogradin edhe të huajt që mos thonë pastaj “nuk e kam ditur” ka thënë Aleksandar Ivanoviç duke shtuar se ishte “shumë i rrezikuar”.

Ai po ashtu theksoi se Oliver i kishte tërhequr vërejtjen “Beogradit zyrtar se nuk guxon që të ndajë serbët në tonët edhe të tyre...dhe fushata kundër  tij edhe etiketimin si tradhtar është e pazakonshme edhe joligjore dhe ashtu e rrezikojnë sigurinë e tij “,tha Aleksandar Ivanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat