Gjuriq: Ne duam vazhdim të dialogu, problemi është tek Kosova

Lajme

Gjuriq: Ne duam vazhdim të dialogu, problemi është tek Kosova

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:29
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi është i përkushtuar për të vazhduar dialogun me Prishtinën.

Ndërkohë fajin për bllokadën e negociatave politikani serb ia ka lënë Prishtinës zyrtare.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një takimi me ambasadorin grek në Beograd, George Diakofotakis, me të cilin ka folur edhe rreth problemeve që po përballen serbët në Kosovë.

Gjuriq ka përmendur lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave e shërbimeve si shtylla mbi të cilat ndërtohet paqja, dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të respektohet nga të gjitha vendet në rajon për të pasur një paqe afatgjate.

Përveç tjerash, Gjuriq ka falënderuar ambasadorin grek për qëndrimin e Athinës zyrtare sa i përket Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat