E dhimbshme: U mblodhën paratë dhe u dërgua në Turqi, ndërron jetë Habib Qeriqi, nuk i mbijeton sëmundjes

Lajme

E dhimbshme: U mblodhën paratë dhe u dërgua në Turqi, ndërron jetë Habib Qeriqi, nuk i mbijeton sëmundjes

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:14
Habib Qeriqi

Qytetari lipjanas, Habib Qeriqi ka ndërruar jetë. Për të ishte kërkuar ndihmë pasi kishte një sëmundje të rëndë.

Pasi ishin mbledhur paratë, ai ishte dërguar në Turqi për t’u operuar. Pas operacionit, Qeriqi ishte kthyer në vendlindje.

Por, nuk shkoi gjatë, për shkak të sëmundjes, sot ai ndërroi jetë.

Qeriqi për afro një vit ishte duke luftuar me sëmundjen.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 17.01.2020 pas faljes së xhumasë, në ora 13:00 në varrezat e fshatit Krojmir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat