Moska: Ushtria e Kosovës, kërcënim serioz për Ballkanin

Lajme

Moska: Ushtria e Kosovës, kërcënim serioz për Ballkanin

Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:13
Moskë

Moska konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës përbën kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë, raportojnë mediat serbe.

Sipas kësaj Ministrie, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, i mbështetur nga anëtaret kryesore të NATO-s, përbën shkeljen më të vrazhdë të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku theksohet domosdoshmëria e çmilitarizimit të të gjitha grupimeve të armatosura të shqiptarëve të Kosovës.

Siç thuhet, Rusia edhe më përpara ka tërhequr vërejtjen për kërcënimin nga Ushtria e Kosovës, meqë nuk ka kurrfarë garancie se ajo nuk do të përdoret kundër popullatës serbe.

Kjo ministri rikujton se shqiptarët e Kosovës më 17 shkurt kanë shpallur, siç zakonisht e thotë Beogradi dhe miqtë e tij, njëanshëm pavarësinë nga Serbia, ndërsa rreshton vendet që nuk e kanë njohur – Serbinë, Rusinë, Kinën, Izraelin, Iranin, Spanjën, Greqinë dhe një varg shtetesh të tjera, por nuk i përmend shtetet më të fuqishme të botës që e kanë njohur këtë pavarësi – SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Japonia dhe thuaja gati të gjitha shtetet e Europës.

Po kjo ministri përmend edhe 14 dhjetorin e vitit 2018 kur u themelua Ushtria e Kosovës në themelet e Forcave të Sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat