I përgjysmohet paga nipit të Jakup Krasniqit që grushtoi sekretarin për mëditje

Lajme

I përgjysmohet paga nipit të Jakup Krasniqit që grushtoi sekretarin për mëditje

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:55
Arian Krasniqi, Jakup Krasniqi

Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, do të marrë vetëm 50 për qind të pagës së tij derisa do të mbetet i pezulluar nga detyra, sipas një vendimi të nxjerrë të martën nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për sulmin fizik ndaj sekretarit të kësaj ministrie, Burim Rreci, pas të cilit Arian Krasniqi u pezullua nga detyra më 15 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas vendimit të Ministrisë, konform Ligjit për Zyrtarët Publikë, Krasniqi do të merrte pagë të plotë si i pezulluar nga puna.

Mirëpo, të martën e 14 janarit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka shfuqizuar vendimin e 15 nëntorit, për ta nxjerrë një vendim të ri për pezullimin e Arian Krasniqit.

Vendimi i ri është nxjerrë shkaku i pezullimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë nga Gjykata Kushtetuese rreth një muaj më parë. Krasniqi, sipas vendimit të ri, do të vazhdojë të mbetet i pezulluar nga detyra por tashmë konform Ligjit për Shërbimin e Civil të Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur të premten Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në një përgjigje me shkrim.

“Pas pezullimit të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë nga Gjykata Kushtetuese, që të mos ketë vakumit juridik institucional, Ministria e Administratës Publike me datë 10 01.2020 ka bërë Njoftim per institucionet që të vazhdohet të zbatohet Ligji Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Me vendimin e Ministrisë të martën, nipit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës do t’i zbritet për 50 për qind pagesa që ai do të marrë si i pezulluar nga detyra e tij në MTI.

“Me datë 14.01.2020, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nxjerrë vendim për shfuqizimin e vendimit të datës 15.11.2019 si dhe në të njëjtën ditë ka nxjerrë vendim për pezullimin e nëpunësit civil, Arian Krasniqi, me pagesë 50% të pagës”, ka nënvizuar zyra për informim e MTI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat