Fisnik Ismaili mohon akuzat për plagjiaturën e logos për 100-vjetorin e Tiranës

Lajme

Fisnik Ismaili mohon akuzat për plagjiaturën e logos për 100-vjetorin e Tiranës

Më: 17 janar 2020 Në ora: 19:02
Fisnik Ismaili

Fisnik Ismaili, dizajner dhe autori i monumentit “NewBorn”, ka mohuar akuzat se logoja e përzgjedhur për shënimin e 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, është plagjiaturë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fisnik Ismaili themelues i “Karotës” iu është përgjigjur akuzave.

“Të nderuem gazetarë e dizajnera amatorë, për me e akuzue dikë për plagjiaturë, duheni të paktën me pasë një fije njohuni për dizajnin. Kryesorja, me dijtë me e dallue stilin (trendin/mediumin) prej konceptit. Dytësorja, mos me vuajte prej kompleksit të mosdijes, e me ba kësi gabimesh prej dëshirës me u dukë të dijshëm. Këtu janë dhjeta shembuj të përdorun në botë të logove që e përdorin stilin e njajtë të dizajnit shumëngjyrësh, gjysmë të tejdukshëm, ku ngjyrat i hypin njana-tjetrës përmi dhe kombinohen. Google është një që e përdorë kohës së fundit shumë”, ka shkuar ai në Facebook.

Për dallim prej tyne, shkruan më tej Ismaili në reagimin e tij në Facebook, origjinaliteti i logos së Tiranës është pikërisht te gjetja e bukur e inkorporimit të numrit 100 në emër, duke e përdorë stilin (trendin) në fjalë.

“Po të kishit qenë edhe ju profesionistë sikur Karrota, vendi ynë sot kish qenë shumë më i bukur. Pse bre folni për tema që as nuk keni njohuni për to? A unë nime po ju dukem qaq budallë, që me ba plagjiatura që sot gjinden për 10 sekonda në Google? Dëshira juaj e etshme me e zanë nji profesionist si Fisi pick ju ka dështue gjithmonë, o hej! E problemi është që ju s’po e keni as lidhjen më të vogël për çështjet më thelbësore të dizajnit. Provoni punoni, ndoshta ju del më mirë. Na edhe sot po festojmë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat