Shkodran Hoti i PSD-së tallet me Agim Bahtirin i cili e quan Agim Veliun “organ”

Lajme

Shkodran Hoti i PSD-së tallet me Agim Bahtirin i cili e quan Agim Veliun “organ”

Nga: N.Sh Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:59
Shkodran Hoti dhe Agim Bahtiri

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate, dikur zëdhënës edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, Shkodran Hoti është tallur me Agim Bahtirin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoti, disa fjalë të Agim Bahtirit të thëna në një intervistë ekskluzive, i ka publikuar si thënie të tij.

Këtu bëhet fjalë edhe për fjalinë ku Bahtiri e quan organ Agim Veliun e LDK-së.

Për më shumë, lexojeni postimin e Shkodran Hotit:

Thënie nga Agim Bahtiri:

1. Agim Veliu është organ.

2. Është një ulje shumë e ulët për institucionin.

3. Ju kërkoj falje publike qutetarëve të Kosovës që ka ardhë situata në këtë situatë.

4. Shumica e deputetëve të LDK’së seriozisht janë seriozë.

5. Zgjidhje do të ketë, këtë e di që do të këtë, zgjedhje do të ketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat