Ish-politikania serbe Vesna Peshiq ka kërcënuar me vrasje presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq shkruan “Novosti transmeton “Bota Sot”
Ajo këtë kërcënim sipas medias serbe e bëri përmes llogarisës së saj në Tviter ku ka lënë edhe porosinë e qartë për tviteret e tjerë.
“Ejani të ju shoh, çfarë do të bëni kur kur të shpallet për president të përjetshëm. Përderisa ata tviteret (cicëruesit) cicërojnë pa asnjë brengë. Ja pikërisht këtë edhe Putin po e bën. Nëse Brnabiç jep dorëheqje ta dini mirë – po përgatitet Vuçiq i përjetshëm. E atëherë s’ka bojkot vetëm tyta në kokë”.
Kështu shkruan “Novosti” duke shtruar pyetjen nëse duhet ndokush të reagojë në kërcënimin e hapur ndaj presidentit serb.