Merkel: Nëse duam të tregohemi të drejtë, shqiptarët duhet të…

Lajme

Merkel: Nëse duam të tregohemi të drejtë, shqiptarët duhet të…

Nga: A.ZH Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:04
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkovi.

Angela Merkel në konferencën për shtyp me homologun e saj kroat theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë përparim në hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton westernbalkans, përcjell Bota sot.

“Shqipëria ka përmbushur shumë nga kërkesat që kemi shtruar. Sidomos procesi i verifikimit dhe tani është koha që ne të hapim negociatat”, ka thënë ajo.

Merkel ka shtuar se Maqedonia e Veriut gjithashtu ka përmbushur kushtin që deri tani ka bllokuar hapjen e negociatave, duke arritur një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit.

"Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë duhet t'i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht faktit që ato më pas do të ndjekin procedura të ndryshme, bazuar në vlerësimet që do të bëhen", ka përfunduar Merkel./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat