Prifti Dedeiç kërcënoi në tv kroate: Mund të ketë luftë në Malin e Zi, serbët janë faktor i trazirave, duhet të lëshohen në tokë

Lajme

Prifti Dedeiç kërcënoi në tv kroate: Mund të ketë luftë në Malin e Zi, serbët janë faktor i trazirave, duhet të lëshohen në tokë

Nga: F.B Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:18
Prifti Mirash Dedeiç

Duke komentuar ligjin për besimet dhe liritë fetare, kreu i Kishës ortodokse malazeze ka thënë se pasuria kishtare është në pronësi të shtetit malazez dhe ajo i kthehet atij, në MZ mundet lehtë të ketë luftë qytetare duke vlerësuar se “Serbët janë faktor i trazirave në Ballkan dhe se duhet të lëshohen në tokë sepse nuk ka më Serbi të Madhe”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Si mysafir në televizionin zagrebas 31, ai tha se „ paraja e Kishës Ortodokse Serbe (SPC) është nxjerrë nga MZ dhe është shfrytëzuar për financimin e ikjes së kriminelëve të luftës nga Gjykata e Hagës, disa nga ata janë fsheh në manastire nën përkujdesjen e SPC në MZ “.

Sipas tij pasuria kishtare është pronë e shteti malazez edhe ajo duhet të i kthehet atij, ndërsa lidhur me ngjarjet në Srebrenicë, Dedeiç theksoi se „ ai ishte gjenocid i qind për qind, por më i vogël se gjenocidi që bëri Serbia në vitin 1918 dhe 1920 në Malin e Zi“

" Po të mos mendonin që këtë pasuri të ia japin në shfrytëzim Kishës ortodokse malazeze as që do ta kthenin, nga 600 kisha e manastire ne nuk kemi asnjë, të gjitha janë okupuar nga kisha serbe, që nuk brengoset shumë për kisha e manastire po që do shkatërrimin e pushtetit në Malin e Zi ", vlerësoi Dedeiç.

Ai shtoi se nuk përjashtohet mundësia për luftë qytetare nëse nuk aplikohen rregullat e këtij ligji.

“Për Kishën ortodokse serbe, Mali i Zi nuk është shtet por krahinë serbe, ndërsa malazezët serbë por aty janë mashtruar” tha ai.

Ai po ashtu ka mohuar shënimin e 800 vjetorit të Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Serbe , duke thënë s kjo nuk është e vërtetë.

"Kisha ortodokse Serbe ekziston, ka edhe njerëz që besojnë pa pasur miratimin deri në Kongresin e Berlinit, ndërsa më pas bashkoi Mali e Zi dhe pagoi Patriarkut të Carigradit 1 milionë e gjysme franga ari” tha Dedeiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat