Arifi: Synojmë të kemi katër deputet në parlamentin e Serbisë

Lajme

Arifi: Synojmë të kemi katër deputet në parlamentin e Serbisë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 20:55
Shqiprim Arifi

Liderët e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, kanë nënshkruar të enjten e 16 janarit një marrëveshje, përmes së cilës kanë marrë vendim që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi në një listë të përbashkët.

Në lidhje me këtë marrëveshje, për iniciativën dhe procesin se si kanë arritur deri këtu, ka folur kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ishte edhe iniciatori i kësaj marrëveshjeje.

Arifi tha se kjo është një arritje e madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, e njëkohësisht ai shpreson se ky bashkim i liderëve të partive politike në vendin e tij, të shërbej si shembull edhe për shqiptarët në rajon, që të jenë të bashkuar.

Ndër të tjera, ai tha se për dallim nga herët e tjera,kësaj here shqiptarët do të përfaqësohen nga katër deputet në parlamentin e Serbisë, gjë që iu jep atyre më shumë mundësi që të ngrisin zërin për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, e madje ai shpreson se do të mund të japin kontributin e tyre edhe në bërjen e një marrëveshjeje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat