Vazhdojnë protestat e së shtunës në Serbi, sonte u përmend edhe Kosova

Lajme

Vazhdojnë protestat e së shtunës në Serbi, sonte u përmend edhe Kosova

Më: 18 janar 2020 Në ora: 22:42
Protesta Serbi

Për të disatën të shtunë me rradhë është duke u protestuar nëpër rrugët e Beogradit.

Sonte, në brohoritjet e të mbledhurve në protestë u përmend edhe Kosova.

Arsye për këtë është dy vjetori i vrasjes së ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq.

“Ivanoviq u vra në mes të ditës. Pas dy vitesh, ne ende nuk e dijmë kush e urdhëroi vrasjen e tij”, tha njëri nga organizatorët e protestës.

“Kjo ishte vrasje politike, dhe ne do të kërkojmë në vazhdimësi  që të zbardhet e po ashtu nuk do të harrojmë të përmendim fjalinë se Ivanoviq na inspiron neve, edhe pa qenë në mesin tonë”, tha një tjetër protestues.

Prezent në këtë protestë ishte edhe vëllau i Oliver Ivanoviqit, Miroslav Ivanoviq.

Ivanoviq u vra më 16 janar të 2018-tës para zyreve të tij në Mitrovicën e Veriut.

Ndërkaq, protestat në Serbi që po mbahen tash e një kohë nën moton “Një në pesë milionë”, fillet e tyre i kanë nga pakënaqësia ndaj presidentit serb, Aleksander Vuçiq dhe pushtetit atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat