Isa Mustafa: Vetëvendosja po vepron me logjikë lufte

Lajme

Isa Mustafa: Vetëvendosja po vepron me logjikë lufte

Më: 19 janar 2020 Në ora: 07:24
Isa Musatafa

Pozicionet e LDK-së dhe VV duken sot më larg se kurrë dhe arritja e marrëveshjes së bashkëqeverisjes mes tyre tingëllon e largët. Edhe pse Albin Kurti e theksoi sërish se vulosja e një ujdie mes këtyre dy partive është e domosdoshme, Isa Mustafa u shpreh në një intervistë se partia e Kurtit po vepron me logjikë lufte, e Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij nuk mund të negociojë kështu.

“Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës pushtohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por pjesën që kam pushtuar, kjo mbetet e imja”, ka thënë Mustafa. Ai shton megjithatë se në forcën e vet politike, shihet me prioritet koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk dha nga ana tjetër asnjë shenjë tërheqjeje nga kërkesa për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja.

Sa për letrën e fundit të Kurtit, ajo për Mustafën i ngjante më shumë një eseje ideologjike, sesa një përgjigjeje ndaj propozimit të LDK-së. Për politikanin veteran, ideja e koalicionit me Vetëvendosjen ka lindur si vullnet politik, i cili duhet të menaxhohet nga vetë subjektet e përfshira e jo nga presioni i publikut apo i medias. Deri më tani, Kurit dhe Mustafa janë takuar 8 herë me qëllimin të përmbyllin një marrëveshje për koalicion, por të gjitha takimet kanë rezultuar të pasuksesshme.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat