Në Sarajevë protestohet kundër ajrit të ndotur, në Prishtinë pihen makiatot

Lajme

Në Sarajevë protestohet kundër ajrit të ndotur, në Prishtinë pihen makiatot

Më: 21 janar 2020 Në ora: 10:00
Foto

Protestuesit në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovincës, Sarajevë, dolën të hënën në rrugë për të kërkuar masa kundër ndotjes së ajrit.

Disa nga protestuesit e mbledhur para ndërtesës së qeverisë kishin vendosur maska në kohën kur qyteti ishte përfshirë nga smogu i dendur, që e ka përfshirë Sarajevën për javë të tëra.

Ata kërkuan nga autoritetet që të marrin masa dhe thanë se duan ta rrisin vetëdijen e qytetarëve për problemin e vjetër me të cilin përballet qyteti i shtrirë në një luginë të rrethuar nga malet.

Treguesi i cilësisë së ajrit në Sarajevë e ka kaluar disa herë kufirin e ajrit të shëndetshëm në javët e fundit.

Autoritetet lokale kanë filluar të marrin masa urgjente, duke e ndaluar qarkullimin e veturave me naftë dhe duke bërë thirrje që qytetarët të mos i djegin drutë dhe thëngjillin për t’u ngrohur. Përpos këtyre masave, banorëve u është ofruar transport publik falas.

Më parë gjatë këtij muaji, Ambasada e Suedisë në Sarajevë tha se ndotja e ajrit në këtë qytet është aq e madhe, saqë paraqet kategori në vete.

Këshilla e autoriteteve lokale që njerëzit të përdorin maska ka nxitur kritika për shkak se qeveria nuk ka siguruar maska të tilla për punëtorët e sektorit publik, përfshirë policët dhe punëtorët e transportit publik, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat