Presidenti tregon për rolin e tij në Forumin e Davosit

Lajme

Presidenti tregon për rolin e tij në Forumin e Davosit

Më: 21 janar 2020 Në ora: 10:03
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Davos të Zvicrës ku do të marr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik.

Thaçi nëpërmes një postimi në Facebook ka thënë se do të shpreh synimet e Kosovës për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe fqinjësi të mirë me vendet e rajonit.

Postimi i Thaçit:

Në Davos të Zvicrës, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor. Në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shprehë edhe një herë synimet e Republikës së Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe për një fqinjësi të mirë në mes të të gjitha vendeve të rajonit tonë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat