SHKK dhuron gjak për nevojat e qytetarëve

Lajme

SHKK dhuron gjak për nevojat e qytetarëve

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:28
Foto

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan ka filluar aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, në të cilin vullnetarisht  dhuruan gjak oficerë korrektues dhe shërbyes civilë nga kjo qendër. 

Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se ky aksioni u organizua si rezultat i bashkëpunimit në mes të SHKK-së dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe është i gatshëm për aksione të tilla edhe në të ardhmen, çdo herë kur qytetarët kanë nevojë”, thuhet në komunikatën e SHKK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat