Grenell: "Ky është vetëm fillimi”, linja Beograd-Prishtinë do të ndihmojë bashkësinë afariste edhe qytetarëve

Lajme

Grenell: "Ky është vetëm fillimi”, linja Beograd-Prishtinë do të ndihmojë bashkësinë afariste edhe qytetarëve

Nga: F.B Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:54
Richard Grenell

Në Berlin mbrëmë është nënshkruar letra për qëllimet e përtëritjes së linjës së fluturimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me kompaninë “Lufthansa”, lidhur me te i dërguari special i Trampit ambasadori Grenel thotë se zhvillimi ekonomik është çelës për vazhdimin e procesit, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

“Kur presidenti Tramp, kërkoi të jem i dërguar special për bisedimet paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, qartë ka thënë se zhvillimi ekonomik është çelës i vazhdimit të procesit. Rritja ekonomike edhe më tutje do të jetë krijues i pasurisë për njerëz të këtij regjioni dhe botës. Nënshkrimi historik e vendosjes së fluturimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për herë të parë pas 21 viteve, do të ndihmojë afaristët , do të hap vend epune edhe zgjeroj tregjet” – tha ai.

Sipas Grenel “ banorët dhe afaristët do të munden që udhëtimin 6 orësh të zëvendësoj me fluturimin që zgjat 20 minuta".

“Dua të falënderoj palët që kanë bërë këtë hap historik si dhe “Lufthansa” dhe NATO. Presidenti Tramp dhe ekipi i tij kanë punuar shumë që të arrihet marrëveshja, që është vetëm fillimi i ardhmërisë së ndritshme që parashohim për miqtë tanë në Kosovë dhe Serbi” ka shkruar Grenel.

Këtë marrëveshje eka përshëndetur edhe presidenti i ShBA-ve Donalt Tramp, duke e cilësuar si realizim të pamundurës dhe si një fitore fal ambasadorëve e O’Brajan dhe Grenel.

Memorandumi në Berlin u nënshkrua nga përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë së Serbisë, kompania gjermane "Lufthansa", ndërsa kjo mund të realizohet shkruan Blic vetëm pas të heqjes së tarifës ndaj mallrave serbe dhe të vazhdoj dialogu.

Kjo marrëveshje është përshëndetur edhe nga presidenti i Serbisë Vuçiq dhe presidenti Thaçi, ndërkohë që Vuçiq ka thënë s marrëveshja është e rëndësishme pasi u gjet kompromisi dhe me te nuk mund të thuhet se pranuam Kosovën.

Vuçiq ka falënderuar të dërguarin special Grenel dhe këshilltarin e presidentit për siguri O’Brajan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat