Grenell sjell kërkesën e Amerikës për vazhdim pa kusht të dialogut, por Vuçiq ka një kusht

Lajme

Grenell sjell kërkesën e Amerikës për vazhdim pa kusht të dialogut, por Vuçiq ka një kusht

Nga: F.B Më: 23 janar 2020 Në ora: 09:11
Richard Grenell

I dërguari special i Tampit ambasadori Riçard Grenel që nesër arrin në Beograd ku do të bisedoj me presidentin e Serbisë do të kërkoj vazhdimin pa kushte të dialogut, shkruan “Blic” transmetojnë “B92” edhe “Bota Sot”.

Kjo sipas kësaj gazete do tl jetë kërkesa posaçërisht pas suksesit të arritur në nënshkrimin e letrës për vendosjen e fluturimeve direkt ndërmjet Prishtinës edhe Beogradit, ditë më parë në Berlin.

Presidenti Vuçiq si mësohet si kusht do të kërkoj heqjen e tarifës së vendosur nga Prishtina për mallrat e Serbisë Qendrore.

Vazhdimi i dialogut, heqja e tarifës dhe bashkëpunimi ekonomik mund të jenë disa nga temat që do të bisedohen ndërmjet të dërguarit special për dialog Grenell dhe Vuçiqit.

Afate të shkutëra dhe rezultate kjo është thelbi i agjendës së ambasadori Riçard Grenell në prag të vizitës së tij në Beograd shkruan gazeta.

Kjo vizitë po bëhet katër ditë pas nënshkrimit të letrave me qëllim të vendosjes së fluturimeve direkt ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që u bë në Berlin dhe ku në arritjen e marrëveshjes kumbarë ishin Grenell dhe këshilltari i presidentit amerikan për siguri O’Brajan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat