Karpenter: “Edhe republikanët edhe demokratët në Kongres fuqishëm janë të bashkuar në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës”

Lajme

Karpenter: “Edhe republikanët edhe demokratët në Kongres fuqishëm janë të bashkuar në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës”

Nga: F.B Më: 23 janar 2020 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Asgjë nuk është e kryer dhe asgjë nuk përjashtohet, bile as ndryshimi i kufijve kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës ka thënë Majk Karpenter ish-zyrtar i Pentagonit, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ish-këshilltari dhe mbështetësi i Xhozef Bajden që njihet edhe si ekspert i çështjeve të Ballkanit,  Karpenter,  në intervistën për telegrafin serb ka thënë se Uashingtoni do të pranoj çdo zgjidhje rreth së cilës pajtohen shqiptarët edhe serbët, andaj nuk ka vija të kuqe çdo gjë varet nga Beogradi dhe Prishtina.

Sipas tij BE, Amerika dhe OKB do mbështesin marrëveshjen e qëndrueshme. Sipas mendimit të tij personal edhe republikanët edhe demokratët në Kongres fuqishëm janë të bashkuar në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës.

"Pra, kjo nuk do ndryshoj", tha ai dhe shtoi se të dy palët duan që rezoluta të ju mundësoj Serbisë dhe Kosovës të jetojnë krah për krahë në paqe edhe prosperitet. “Duhet të mendojmë në mënyrën kreative si të arrihet kjo, status quo nuk mendoj se është e qëndrueshme” ", ka thënë Karpenter.

Ai vlerësoi se çka do që ka sukses administrata demokrate, ajo e tashmja duhet të jetë kreative dhe të mendojë mirë si të nxiten të dy palët që të arrijnë marrëveshje që mund të pranohet nga shumica e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. "Kjo përfshin vendosjen në tavolinë të idesë për fond stabilizues", shtoi ai.

Karpenter nuk do të dëshironte të përjashtoj asnjë mundësi, përfshirë edhe ndryshimin e kufijve por tërheq vërejtjen se çelës i marrëveshjes së qëndrueshme që mbështetet nga shumica e qytetarëve si në Serbi ashtu edhe në Kosovë.

"Nëse aktorët e brendshëm nuk mbështesin rezolutën në tërësi, atëherë pa marrë parasysh në atë që aktorët e jashtëm mendojnë rreth asaj kjo nuk do të funksionoj. Rezoluta e përhershme kërkon mbështetje të gjerë nga të dy palët ", ka thënë Karpenter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat