Vuçiq "Nuk është poenta te Amfilohije, por në tezen se do të tradhtoj Kosovën”

Lajme

Vuçiq "Nuk është poenta te Amfilohije, por në tezen se do të tradhtoj Kosovën”

Nga: F.B Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:18

Presidenti i Serbisë ka deklaruar sot se mitropoliti Amfilohije nuk është  “therë në sy” dhe vlerësime të tilla bëjnë njerëz që nuk kanë asnjë politikë, ata me vite më akuzojnë se do të tradhtoj Kosovën, ndërsa së fundi se jam marrë vesh me presidentin e Malit të Zi për ngjarjet që janë marrëzi, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai në përgjigje të konstatimit se MlagjenGjorgjeviç thotë se “aksioni që udhëhiqet kundër mitropolitit Amfilohije është veprim i tij dhe Gjukanoviçit sepse mitropoliti është therë në sy”.

"Mitropoliti nuk është there në sy , por ai është kumbarë i tij dhe kjo është politika e Dver dhe Dragan Gjilasit, që është skizofrenike dhe nuk dinë as çka kërkojnë, as çka bëjnë ", tha Vuçiq që shtoi se kurrë nuk ka fyer as nuk është përgjigjur me fyerje në fyerje.

"E gjithë politika shkon aty se do tradhtoj Kosovën. Këtë e dëgjojë qe 8 vite, ndërsa në Kosovë fitoj 90 për qind të votave dhe ata njerëz e kuptojnë kush kujdeset për ta dhe kush i përfaqëson qëndrimet e tyre", tha Vuçiq.

Kjo për te si shprehet është shpërblimi më i madh. " Ndërsa pakuptimet politike si ajo se jam marr vesh me Gjukanoviç...kjo është marrëzi e pakuptimtë dhe nuk kam fjalë ", thotë Vuçiq.

Sipas Vuçiq thotë se këtë e thonë edhe e bëjnë njerëz që janë të pafuqishëm dhe kur ju hidhni kartat “ e gënjeshtrave edhe pavërtetave” mbesin pa asgjë në orë. " Kur i pyesni cila është politika e tyre në Kosovë, nuk dinë, Për Malin e Zi nuk dinë....një ditë do dërgonin tanke, tjetrën akuzën se pse dërgojmë tanke, nuk dërgoj tanke por për të biseduar do bisedojmë ", tha Vuçiq.

Ai pranon se nuk janë pajtuar me Gjukanoviç lidhur me çështjen e serbëve në Malin e Zi, bisedat do vazhdojnë.

Vuçiq shtoi se me Gjukanoviç janë pajtuar se asnjërit shtet nuk i duhet konflikti. "Po bëj[ë çdo gjë që është në autoritetin tim, që nuk është i vogël si do donin disa, që të përmirësoj pozitën e popullit serb në Malin e Zi”,tha Vuçiq.

Biseda ishte e rëndë. "Kur dy njerëz nuk pajtohen për çështje kyçe, është rëndë por jemi serioz edhe përgjegjës se Serbisë nuk i duhet konflikti me Malin e Zi as Malit të Zi me Serbinë” ka thënë Vuçiq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat