Daçiq flet për fushatën e tij kundër Kosovës

Lajme

Daçiq flet për fushatën e tij kundër Kosovës

Nga: F. B. Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:29
Ivica Daçiç

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot në Kuvendin e Serbisë se fushata e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës është projekt shtetëror ku nuk ka kompani apo njerëz privat, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Duke parashtruar raportin për punën e ministrisë në periudhën janar 2019 – janar 2020 ai tha se "janë të pakuptimta dhe shumë të dëmshme” deklaratat e nënkryetares së Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë Marinika Tepiç se Serbia paguan për tërheqje të njohjeve dhe atë e ndërlidh me tregtinë e armëve.

"Kjo iu sjell dëme interesave shtetërore, kjo na ka bërë dëme sepse njerëzit që tërheqin njohjet janë vënë në pozita shumë të vështira në vendet e tyre", tha ai.

Ai ka përsëritur se në fillim të fushatës për tërheqje të njohjeve kishte 113 njohje të pavarësisë së Kosovës, sot ka 93 që e njohin dhe 95 që nuk e njohin, ndërsa 5 janë me “status të pa definuar”.

"Egjipti me gojë e ka njohur Kosovën në kohën e Morsi dhe nganjëherë ka votuar pro nganjëherë kundër...Peru nuk voton as për as kundër Kosovës. Oman thotë se nuk e ka njohur Kosovën, në Kosovë thonë po, Republika Domenikane e kanë pranuar Kosovën dhe kanë dërguar letër se respektojnë rezolutën 1244 për integritetin e Serbisë, nuk kanë tërhequr njohjen por kanë votuar kundër Kosovës në Interpol. Guineja Bisao ka tërhequr njohjen, ndërsa presidenti i këtij vendi ka ndërruar kryeministrin dhe ka anuluar tërheqjen e njohjes dhe tash kanë zgjedhjet", tha Daçiq.

Daçiq ka shtuar se raporti i ministrisë përfshinë qëllimet dhe prioritetet e Serbisë janë ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit dhe anëtarësimi në BE si dhe avancimi i bashkëpunimit me vendet e regjionit dhe me vendet me ma në ndikim në bashkësinë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat