Vetëvritet një person para Parlamentit të Serbisë

Lajme

Vetëvritet një person para Parlamentit të Serbisë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 23:23
Një person ka kryer vetëvrasje me një armë zjarri para ndërtesës së parlamentit të Serbisë në Beograd

Një person ka kryer vetëvrasje me një armë zjarri para ndërtesës së parlamentit të Serbisë në Beograd, kanë thënë zyrtarët atje.

Ministria e Brendshme tha se më 23 janar një person, në të 50-at, e ka qëlluar veten me armë zjarri në gojë dhe ka vdekur në vend të ngjarjes.

Nuk janë dhënë detaje tjera.

Burri vrau veten në shkallët që çojnë në hyrjen e ndërtesës së parlamentit.

Kjo është vetëvrasja e dytë në po atë vend që nga 2002-a, kur ish-ministri i Brendshëm, Vlajko Stojiljkoviq, qëlloi veten për vdekje pak pasi ligjvënësit kaluan një ligj që lejonte ekstradimin e të dyshuarve nga tribunali i Hagë për krime lufte. Ai vdiq dy ditë më pas.

Stojiljkoviq ishte akuzuar për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat