Vuçiq: E kam pyetur Pompeon nëse e bëjmë marrëveshjen me Prishtinën a hyjmë në BE, nuk kam marrë përgjigje

Lajme

Vuçiq: E kam pyetur Pompeon nëse e bëjmë marrëveshjen me Prishtinën a hyjmë në BE, nuk kam marrë përgjigje

Nga: F.B Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:34
Aleksandar Vuciq

Presidneti i Serbisë në Davos ka deklaruar për media se “ është ngopur” me ligjërata” nga liderët evropian rreth raporteve të afërta me Rusinë edhe Kinën, ai po ashtu ka thënë se Beogradi është i përkushtuar anëtarësimit në BE, por nuk dihet kur kjo mund të ndodhë, shkruan B92” transmeton “Bota Sot”.

"Jam ngopur me ligjërata që më thonë për bashkëpunimin me Kinën edhe Rusinë, ndërsa pastaj shoh se tjerët bashkëpunojnë me Si Gjinping dhe me Putinin, më shpesh se unë. Ëni punën tuaj, ju jeni vend sovran edhe Serbia është sovrane dhe bën punën e saj” ka thënë për “Euronews”.

Vuçiq ka thënë se gjatë bisedimeve me zyrtarë evropian askush nuk i tha nëse Serbia ka bërë mjaft për BE dhe “duam të shohim përfundimet rreth asaj nëse duan të shohin Serbinë si pjesë të BE-së ose jo ", tha Vuçiq.

Lidhur me takimet me zyrtarët e administratës amerikane, ai tha se ka shumëçka të ju thotë, ndërsa për fluturimet mes Prishtinës edhe Beogradit tha se "mendoj se ato do përtërihen në muajt që vijnë”.

Vuçiq për normalizimin e raporteve me Prishtinën dhe bashkëngjitjen BE-së ka thënë se Serbia nuk është shumë entuziaste por është e përkushtuar në përparimin në rrugën drejt BE-së sepse nuk ka alternativë tjetër.

"Kjo është e rëndësisë më të madhe për popullin dhe shtetin serb, por në atë rrugë jemi qe 20 vjet, përveç Turqisë asnjë vend tjetër nuk ka pritur kaq gjatë ", tha ai.

Në pyetjen pse kjo pritje, ai shprehet se kjo kryesisht ndodhë për shkak të raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës.

" Në të njëjtën kohë, tash edhe kur bisedojmë për këtë me zyrtarët evropian por edhe ata amerikan (sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo). E kam pyetur ‘OK nëse bëjmë marrëveshjen me Prishtinën nëse gjejmë zgjidhje kompromisi, a mjafton apo jo për bashkëngjitje Bashkimit Evropian’" Asnjëri nga ata as nga BE as ShBA nuk ka mundur të vërtetoj se do bëhemi pjesë e Unionit. Kjo do të thotë se duhet të presim vendimin e BE-së nëse duan të jetë Serbia pjesë e BE-së ose jo” ", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat