Vuçiq: Nuk pranoj barazimin mes taksës dhe fushatës së tërheqjes së njohjeve të Kosovës

Lajme

Vuçiq: Nuk pranoj barazimin mes taksës dhe fushatës së tërheqjes së njohjeve të Kosovës

Nga: F. B Më: 24 janar 2020 Në ora: 12:22
Grenell dhe Vuçiq

Vuçiq ka deklaruar pas takimit me Grenel se nuk pranon barazimin mes vendosjes jolegale të taksës me fushatën e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

" Kemi qëndrim shtetëror lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës, që dallo shumë nga ShBA dhe Prishtina. Ata duan sa më shumë njohje, ne nuk duam dhe puna jonë është të punojmë në atë ", tha Vuçiq në bisedë me të dërguarin special Grenel.

Ai theksoi se "Për mua kjo nuk është njëjtë, sepse taksat janë vendosur pa asnjë arsye. Nuk mund të barazohen ", tha i duke përsëritur se “ I thashë Grenelit se kemi pasur propozimin e vjetër që ishte korrekt që të bëjmë pauzë, Prishtina të heq taksën e ne të ndalim fushatën për tërheqje të njohjes. E përsërita se nëse kjo ul tensionet në gjithë regjionin mund të bisedojmë për këtë, por nuk mund të punojmë që pas një jave në Prishtinë të na thonë se ne duam të hyjmë në këtë apo organizatë ndërkombëtare', sepse ne duam të bëjmë punën tonë ", tha Vuçiq.

Sipas tij nëse barazohen taksat me fushatën e tërheqjes së njohjeve atëherë rezulton se Serbia është fajtore për taksa dhe ne nuk jemi fajtor për asgjë

"Mos harroni Serbia nuk ka vendosur taksa ndaj Prishtinës as në 2008 as 2009 kur e shpallën pavarësinë, ndërsa ata na vendosen neve sepse i pëlqeu një njeri për ngritje të rejtingut ", konstatoi Vuçiq.

Vuçiq tha se Grenel është korrekt sepse thotë gjërat e njëjta edhe në Beograd edhe në Prishtinë, ndërsa këtë se bëjnë të dërguarit tjerë” nj gjë flasin atje e tjetër gjë këtu”.

Lidhur me vendosjen e linjës ajrore mes Prishtinës edhe Beogradit :" Për herë të parë sinqerisht besoj se nga kjo do kemi përfitime të gjithë. Andaj i qasemi me shumë energji dhe entuziazëm sepse nga zhvillimi i infrastrukturës kemi përfitim të gjithë ",tha ai duke shtuar se për përgatitjen e nënshkrimit kishte komplikime për të cilat janë munduar kryeministrja Brnabiç dhe Gjuriç.

Ai falënderoi Grenelin në përpjekjet e pakursyera me vërejtjen se tek ne serbët, asnjëherë nuk ka pasur ditë dhe situata të lehta. " Por si tha Grenel, duhet në planin ekonomik të përparojmë dhe të shtyjmë edhe më fuqishëm", përsëriti ai.

Presidenti Vuçiq ka shtuar se me vëmendje ka përcjell diskutimin e Tramp në Davos, që ishte orientuar sukseseve ekonomike dhe rezultateve dhe asaj çfarë ka bërë ShBA.

"Kështu dua unë që në vendin që e dua më së shumti në botë, edhe pse nuk është e madhe si Amerika të mundem të lavdërohem me rezultate impresive", përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat