E padëgjuar më parë, ja kush ishte ideatori i gueriles së armatosur në Kosovë ku lindi edhe UÇK-ja

Lajme

E padëgjuar më parë, ja kush ishte ideatori i gueriles së armatosur në Kosovë ku lindi edhe UÇK-ja

Nga: N.Sh Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:21
UÇK

Nuk e kemi dëgjuar më parë, por profesor Fehmi Agani konsiderohet që ishte ideatori i themelit të gueriles të parë të armatosur në Kosovë.

Kështu thotë ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë e më pastaj ish-agjent i SHIK-ut, Naim Miftari.

Përmes një postimi në Facebook, Miftari thotë se, pas kësaj guerile të armatosur që ishte ideator Agani, lindi struktura e parë e UÇK-së.

Nga kjo strukturë pastaj linden kryetrimat siç i quan ai Adem Jashari, Sali Çeku, Zahir Pajaziti e të tjerë.

Postimi i plotë:

Flm profesor Fehmi Agani ideatori i themelimit të gueriles të parë të organizuar të trajnuar dhe të armatosur në Kosovë, ku nga gjiri i kësaj guerilje të organizuar lindi struktura e par e UÇK-se, nga ky gji lindin të pa vdekshmit kryetrimat e trimave dhe dëshmorëve si Adem Jashari, Salih Qeku, Zahir Pajaziti...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat