Daçiq: Dialog thelbësor Serbi-Kosovë nuk bëhet për shkak të taksës – Grenel solli porosinë e njëjtë me atë të vendeve të Kuintit

Lajme

Daçiq: Dialog thelbësor Serbi-Kosovë nuk bëhet për shkak të taksës – Grenel solli porosinë e njëjtë me atë të vendeve të Kuintit

Nga: F. B. Më: 25 janar 2020 Në ora: 11:53
Ivica Daçiç

Dy porosi e kanë përshkruar vizitën e të dërguarit special Grenel, njëra për Prishtinë se duhet të heq taksën dhe e dyta për Beogradin se duhet të ndaloj fushatën e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Këto janë dy gjëra që nuk janë të krahasueshme dhe nuk mund të barazohen ka thënë ministri i jashtëm Ivica Daçiq për RTS, shkruan “Danas” transmeton “Bota sot”.

Sipas tij porositë që solli Grenel nuk janë të reja dhe janë të përafërta me qëndrimin e vendeve të Kuintit.

“Presidenti Vuçiq ka përsëritur se këto dy gjëra nuk mund të vihen në një rrafsh. Taksat duhet të hiqen, Serbia nuk ka vendos taksa kur Prishtina nisi fushatën për njohje të pavarësisë. Nëse duan të gjithë jemi gati për vendosje të moratoriumit, por duhet të ndalet edhe lobimi i vendeve të njohura për Kosovën si dhe lobimi për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ka ndryshuar fotografia e forcave dhe kjo iu dhemb atyre, nga 193 vende anëtare të OKB-së, 95 nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, disa janë të pa vendosura”, tha Daçiq.

Vozita e Grenelit sipas mendimit të minisitrit serb ka parashenja pozitive sepse theksi u vënë në tema ekonomike dhe iniciativa të dobishme dhe tregon ndryshimin e pozicionit të administratës amerikane në kuptimin e zgjidhjes së kompromisit. Grenel ka thënë se nuk ka afat për marrëveshje, por nuk ka shumë kohë.

“Porosia e Grenelit është se afati i arritjes së zgjidhjes është i pa kufizuar i është drejtuar para së gjithave Prishtinës”, mendon ai.

Situata në Prishtinë është pasojë e raporteve të brendshme por dialogu edhe për atë shkas u bllokua.

“Dialogu thelbësor aktualisht nuk bëhet për shkak të taksës dhe gjithnjë e më pak përmendet marrëveshja e Brukselit që nuk është realizuar nga ana e Prishtinës në lidhje me formimin e asociacionit” thotë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat