Presheva harron bashkimin me Kosovën, përgatitet për zgjedhjet në Serbi

Lajme

Presheva harron bashkimin me Kosovën, përgatitet për zgjedhjet në Serbi

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:20
Cakaj me liderët e Kosovës Lindore

Dy-tre liderë (Shqiperim Arifi, Shaip Kmaberi ..) nga dhjetë të tjerë sa ka Lugina e Preshevës muajve të fundit nuk u nalën dot së tarahenuri lartë e poshtë Preshevë-Prishtinë dhe anasjelltas, pasi pinë kafe me Hashim Thaçin dolën me deklarata “hot” per “bashkim” me Kosovën. Por duket se edhe këto deklarata mbeten në letër, vetëm llafe pasdarke.

Presheva harron “bashkimin” e Hashimit me Kosovën, pergatiten për zgjedhjet në Serbi. Me pas qenë gjallë Jonuz Musliu, ua kishte ngreh veshin kryetarit të Presheves dhe Bujanocit! I kishte quajtur tradhtarë!

Themi kështu sepse Presheva ka harrur linjën për Prishtinë, por po ngarende kah Beogradi te cilet po pergatiten për te dalur ne zgjedhjet parlamentare në Serbi. Keshtu se paku thone bajrakateret e Presheves dhe Buanocit (Shqiperi Arifi dhe Shaip Kamberi) qe sikur te ishte gjalle lideriiI Lugines se Presheves, i ndjeri Jonuz Musliu ish-komandanti i UÇPMB-së do tju thoshte “jazek” i cili gjithnjë kishte injoruar zgjedhjet serbe.

Musliu në intervistën e fundit për “Presheva Jonë” kishte deklaruar se “shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të bojktojnë zgjedhjet në Serbi dhe të dilnin në zgjedhjet e Kosovës, nëse flasin për bashkim ose nëse Luginën e quanin Kosovë Lindore”.

Për këtë deklaratë, disa liderë të njohur në Preshevë, ishin distancuar për të fituar poena në Beograd ose për t’u bërë servil ndaj politikave serbe.

Image

Kryetari i Luginës së Preshevës i ndjeri Jonuz Musliu, pas intervistës kishte çuar peshë Serbinë, pasi këmbëngul në bashkimin e Luginës me shtetin amë të Kosovës, konform vullnetit të popullit etnik shqiptar të Medvegjës dhe Bujanocit në referendumin gjithpopullor të 1 e 2 marsit 1992.

Pas vdekjes së veprimtarit te shquar dhe liderit te Lugines se Presheves Jonuz Mussiut lideret e e Lujgines e kanë harruar bashkimin me Kosovën?! Kryetari i Preshevës dhe Bujanocit u bënë copa duke u hangër me deklarata mevete e here per bashkëpunim me Boegradin.

Musliu për mediat serbe ka thënë: Unë jetoj në Bujanocin e Kosovës. Shqiptarët etnik nga Lugina e Preshevës duhet të bashkohen me Kosovën. Ne nuk do të jemi “Shqipëria e Madhe” me Nishin. Ne nuk do të heqim dorë prej saj, është e drejta jonë”.

Per fund do perkujtuar se ne diten kur vershuan kritika dhe akuza te ashpra te shqiptareve nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Lugine e Presheves kunder Edi Rames per padine ndaj kryeminstrit shqiptar ne Prishtinë Ramush Haradinaj, ministri i tij Gent Cekaj kishte ftuar ne urgjence ne Trane dy-tri liderë nga Lugina e Preshevës gjoja për t’i “bashkuar”.

Gjurmeve te lajmit për “bashkimin” e dy-tre lidereve nga dhjete lidere tjere sa ka sot Lugina, me ndermjetsuesin Cakaj, nje minister te Edi Rames dhe Baton Haxhiut (bashkepuntor te shefit te UDB-së Stanishiqit). Ky “minibashkim” i ca lidereve ne Luginë, nga disa shoqata e qytetare ne rajon eshte pritur me skepticizem dhe me mjaft rezervë gje kjo e cila ende nuk eshte pësrhëndetur nga askush (?!) perveç dy-tri partive me sveti qe jane ne pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat