Ka ndërruar jetë veterani i arsimit në Llap, Rrahman Islam Rrahmani

Lajme

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit në Llap, Rrahman Islam Rrahmani

Nga: Zymer Mehani Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:12
Rrahman Islam Rrahmani

Dje, më 24 janar 2020 në moshën 76-vjeçare ka ndërruar jetë mësuesi veteran, Rrahman Islam Rrahmani nga Fshati Shakovicë e Podujevës.

Mësuesi Rrahman Rrahmani u lind në Shakovicë, më 8 janar 1944. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin Besi, kurse progjimnazin në Podujevë.

Në Prishtinë e kreu Shkollën e mesme Normale, po ashtu edhe Shkollën e lartë Pedagogjike, dega Mësimi Klasor e kreu në Prishtinë. Karrierën në arsim e nisi në vitin 1965- 1969 në shkollën fillore të Lluzhanit.

Në Tërrnavë punoi gjatë periudhës së viteve 1970-1980, pastaj u rikthye në Shkollën fillore “Afrimi e Fahriu” në Lluzhan, ku punoi gjer në pensionim. I ndjeri pat jetuar në vendlindjen e tij, në fsh. Shakovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat