Aktori që vdiq ishte aktivist i i LDK-së

Lajme

Aktori që vdiq ishte aktivist i i LDK-së

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:30
LDK

Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selatin Ademi ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të lëshuar për media nga kjo parti politike.

“Ju njoftojmë se sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë bashkëveprimtari ynë, Selatin Ademi.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 26.01.2020, në orën 14 e 30, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Kryesia e Degës së Dytë të LDK-së, të gjitha strukturat e saj, shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademi dhe gjithë miqve të Selit, një aktivistit të devotshëm e të sinqertë të Degës së Dytë të LDK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Selatini ishte aktor dhe producenti. Selatini ishte i njohur për filmat të cilët kishte luajtur si: Cheaters (2008) dhe Dhurata e Zotit (2011).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat