Stankoviq: Dalja e shqiptarëve nga Presheva e Bujanoca në zgjedhje konfirmon se janë pjesë të Serbisë

Lajme

Stankoviq: Dalja e shqiptarëve nga Presheva e Bujanoca në zgjedhje konfirmon se janë pjesë të Serbisë

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:34
Zoran Stankoviq

Pas dhënies së “OK” të Shqiprim Arifit dhe Shaip Kamberit për të dalur në zgjedhjet e Serbisë, mediat serbe dhe shoiptare i kanë dhënë jehonë të madhe.

Mediat serbe kanë lavdëruar këtë vendim të liderët të Preshevës dhe Bujanocit, ndërsa ato shqiptare e kanë kritikuar.

“Presheva harron bashkimin me Kosovën, i kthehet Serbisë, dalin në zgjedhje të cilën komandanti i UÇPMB-së Jonuz Musliu gjithnjë i refuzonte”, shkruajnë mediat shqiptare.

“Dalja e shqiptarëve nga Presheva e Bujanoca në zgjedhje konfirmon se ato janë pjesë të Serbisë”, është ky titulli i gazetave të Beogradit që sot ka pushtuar mediat në Serbi.

“Vendimi i shqiptarëve nga Serbia jug-qendrore për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi në listën e përbashkët, konfirmon se ata janë qytetarë të Republikës së Serbisë”, ka thënë për Tanjug kryetari i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Zoran Stankoviq, transmeton “Presheva Jonë”.

Stankviq ka dekalruar se vendimi ishte “një konfirmim i qëndrimit që shqiptarët duhet të zgjidhnin kërkesat dhe problemet e tyre përmes institucioneve të Serbisë”.

“Parimet e tyre të programimit tregojnë se ata do të mbrojnë adresimin e një game të gjerë të çështjeve, duke treguar që ata janë të vetëdijshëm për faktin se problemet zgjidhen përmes një bisede, e jo me një bojkot”, ka thënë Stankoviq.

Ai kujtoi se shqiptarët kanë çdo të drejtë të organizohen dhe të shoqërohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat