Gjuriq reagon pas marrëveshjes së re mes Kosovës e Serbisë, porosia për serbët

Lajme

Gjuriq reagon pas marrëveshjes së re mes Kosovës e Serbisë, porosia për serbët

Nga: F. B. Më: 26 janar 2020 Në ora: 13:30
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, ka deklaruar se përderisa nuk krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut politik me Prishtinën, dëshiron që të fokusohet në modalitete praktike të lehtësimit të komunikimit mes njerëzve si rasti i linjës ajrore Beograd - Prishtinë, shkruan “Kurir”, përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij, nesër në këtë frymë do të bisedohet për trafikun hekurudhor, duke konsideruar kjo do të krijojë mundësi lëvizje mes njerëzve të Kosovës qendrore dhe Serbisë qendrore, pasi në rrethinë të Prishtinës jetojnë rreth 20 mijë serb dhe rreth 35 mijë tjerë në Anamoravë.

“Nuk merremi me Dejtona të rinj, por me çështje ekonomike, ashtu që qytetarëve të Serbisë nga Kosova të ju lehtësohet jeta, ndërsa me çështje politike me Prishtinën do të bisedohet kur të hiqen taksat”, tha Gjuriq.

Ai u shpreh se Serbia përshëndet fokusimin në çështje ekonomike të sjell nga i dërguari special i presidentit amerikan Grenell.

Grenell, si i dërguar i Trumpit ka sjell fokusin shtesë të administratës amerikane në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo do të këtë ndikim në rrjedhën e raporteve të dyja vendeve.

“Çdo kontribut në heqjen e taksës dhe shkrirjen e dialogut që nuk është i bazuar në akte njëanshme është e mirëseardhur”, ka thënë Gjuriq.

“Ne e shohim angazhimin e ambasadorit Grenell si një element kyç të domosdoshëm në gjetjen e zgjidhjes për raportet e Prishtinës edhe Beogradit sikurse edhe faktorëve tjerë. Lidhur me kërkesën që Prishtina të heq taksën e Beogradi të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjeve, ne konsiderojmë se nuk të ketë barazim në ato gjëra as drejtësi”, u shpreh ai.

“Nëse Prishtina sillet në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s dhe të drejtën ndërkombëtare, ndërsa nga Beogradi kërkohet ndalimi i fushatës, në kohën kur Prishtina nuk ndal valën e kërkesave për njohje dhe anëtarësim në organizata, atëherë këtu nuk ka balancim. Beogradi do vazhdojë të bisedojë me administratën amerikane edhe pse qëndrimet tona nuk përputhen, përkatësisht përputhen kur ShBA kërkon të hiqen taksat”, ka thënë ai.

“Pala jonë ka vullnet që të ruhet paqja edhe stabiliteti dhe të evitohen eskalimet dhe konfliktet, sepse kur nuk ka bisedime e dialog, ka tensione ndërkohë që Prishtina vazhdimisht sulmon pasurinë dhe sigurinë e interesin serb në arritjen e qëllimeve politike”, tha Gjuriq.

Lidhur me formimin e qeverisë në Prishtinë, Gjuriq iu ka rekomanduar përfaqësuesve serbë që mos të përzihen në raportin mes partive shqiptare dhe me ata që arrijnë marrëveshje për qeveri të bisedojnë për respektimin e normave dhe pozitës së serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat