Videoja që është duke qarkulluar në internet nuk është nga aksidenti i Kobe Bryant

Lajme

Videoja që është duke qarkulluar në internet nuk është nga aksidenti i Kobe Bryant

Më: 27 janar 2020 Në ora: 09:34
Në pamjet e publikuara thuhej se bëhej fjalë për helikopterin e Bryant.

Një video që është duke qarkulluar në internet dhe media të ndryshme, nuk është aksidenti tragjik i legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Rrjetet sociale janë mbushur me reagime pas shpërdarjes së një xhirimi të rremë që sugjerohej se ishin pamjet e rrëzimit të helikopterit ku vdiq Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe anëtarët e tjerë në bord.

Në pamjet e publikuara thuhej se bëhej fjalë për helikopterin e Bryant.

Por, helikopteri i rrëzuar është në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pamjet janë nga viti 2018.

Tifozë të basketbollit e kanë quajtur videon të tmerrshme dhe e shohin si mungesë respekti ndaj legjendës së basketbollit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat