Gazeta indiane: Një serb dyshohet se është infektuar me koronavirus

Lajme

Gazeta indiane: Një serb dyshohet se është infektuar me koronavirus

Më: 29 janar 2020 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Sipas gazetës indiane, Indian Express, një shtetas serb, që kishte shkuar nga Kina në Indi, dyshohet se është i infektuar me koronovirus dhe tashmë është izoluar nga autoritetet shëndetësore të këtij shteti.

Duke e cituar ministrin e shëndetësisë, kjo gazetë nuk ka dhënë ndonjë hollësi në lidhje me këtë person.

Autoritetet indiane dhanë urdhër të martën për kontrollimin e udhëtarëve që vijnë nga Kina, Nepali dhe vendet e tjera, në të cilat janë konfirmuar raste të virusit të ri.

Përpos serbit, organet indiane dyshojnë se edhe një student i mjekësisë që ka ardhur nga Kina dhe nëna e tij janë të infektuar me këtë virus, prandaj janë vendosur në izolim.

Ndonëse në Indi nuk është konfirmuar akoma asnjë rast i infektimit, autoritetet shëndetësore janë duke i mbajtur nën vëzhgim mbi 100 persona në rajonet Kerala dhe Maharashtra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat