Polici që vdiq mbrëmë la tre fëmijë

Lajme

Polici që vdiq mbrëmë la tre fëmijë

Më: 29 janar 2020 Në ora: 12:35
Sami Thaqi

Sami Thaqi, polici që ndërroi jetë mbrëmë ka lënë pas vetës tre fëmijë.

Kështu ka bërë të ditur djali i axhës, Faton Thaqi në një intervistë.

Ai ka thënë gjithashtu se fëmijë i madh është 10 vjeç ndërsa i vogli 3 vjeç.

“Ka qenë një person që e respektonte i gjithë katundin. Ka qenë shumë njeri i sinqertë, lajmi për të ka qenë shumë i rëndë për ne si familjarët e tij. Ai mbrapa la 3 fëmijë, djali më i madh ka qenë 10 vjeçar dhe më i vogli 3 vjeçar”, deklaroi Faton Thaçi.

Familjarët kanë bërë të ditur gjithashtu se Sami Thaqi që në moshën 16 vjeçare kishet qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ndërroi jetë mbrëmë pas plagëve të marra në një shpërthim që ndodhi mbrëmë gjatë një aksioni policor në Zhur të Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat