Vuçiqi flet për takimin me Grenell, ja kërkesat e tij

Lajme

Vuçiqi flet për takimin me Grenell, ja kërkesat e tij

Nga: F. B. Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 21:48
Grenell dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me të dërguarin special të ShBA-ve Grenell ka thënë se amerikanët fuqishëm insistojnë në heqjen urgjente të taksës, ata kërkojnë vazhdimin e dialogut dhe bisedimet me Prishtinën që nuk do të jenë aspak të lehta, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq ka thënë se përfaqësuesi amerikan hapur dhe fuqishëm foli për nevojën e heqjes së taksës, poashtu shtoi se “jam i sigurt se në të ardhmen Beogradi do i nënshtrohet një presioni të tillë për çështje tjera”.

“Patëm biseda të hapura edhe të sinqerta, që nuk është i është për ne, por jam i kënaqur që Grenel kërkoi fuqishëm heqjen e taksës” tha Vuçiq.

Ai nënvizoi se qytetarët duhet të dinë se ato janë brengë e secilit qytetar të Serbisë. “Vendosja e tyre na ka zvogëluar rritjen ekonomike për 0,4 për qind, po ashtu uli fuqinë për rritje të pagave edhe pensioneve. Sa më e fortë të jetë ekonomia,mund të depërtojmë më gjerë dhe standardi do jetë më i lartë” tha ai.

Ai falënderoi ambasadorin Grenell dhe sekretarin e shtetit Pompeo për angazhimin në heqjen e taksës duke shtuar s posaçërisht falënderon presidentin Tramp për politikën e tij.

Lidhur me vazhdimin e bisedimeve ai tha se ai varet nga heqja e taksës: “Atë ditë që hiqen taksat jemi gati për bisedime pa marr parasysh fushatën zgjedhore. Jemi ulur në disa panele e forume po nuk kemi pasur biseda formale, ato varen nga heqja e taksës”.

Ai tha se në takimin me Grenel,l Serbia insistoi në katër liritë, njerëzve, mallit, shërbimeve edhe kapitalit. Po bisedimet nuk do të jenë aspak të lehta për ne.

Vuçiq në Mynhen po merr pjesë në Konferencën e 56 vjetore të sigurisë ku po marrin pjesë shefa të shteteve, kryeministra dhe lider të vendeve të ndryshme. Ai do takohet edhe me ndihmës sekretarin shtetëror Riker, këshilltarin e kancelares Merkel, Heker. Pastaj me drejtorin e Forin Office Mur, komisarin Han etj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat