Marko Gjuriq tenton t’ua prishë festën shtetasve të Kosovës,duke thënë ua hoqëm 18 njohje

Lajme

Marko Gjuriq tenton t’ua prishë festën shtetasve të Kosovës,duke thënë ua hoqëm 18 njohje

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:29
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e ka kujtuar përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës si “bazë të përgjakshme të rrëmbimit dhe persekutimit të popullit serb”.

Gjuriq ka thënë se Serbia nuk është dorëzuar dhe se do të vazhdojë të luftojë për Kosovën në të ardhmen.

“Serbia nuk është dorëzuar dhe do të vazhdojë të luftojë në të ardhmen. Ata që menduan se Serbia do t’i ndalte luftimet më 17 shkurt 2008, u mashtruan”, tha Gjuriq.

Gjatë një ceremonie në një dhomë përkujtimore, Gjuriq theksoi se “fotografitë e serbëve të vrarë dhe të zhdukur në muret e këtyre dhomave përkujtimore janë karta e identitetit e të ashtuquajturit shtet të Kosovës”.

“Megjithë suksesin fillestar 12 vjet më vonë, ndërkombëtarisht, Serbia po e mbron pozicionin e saj në Kosovë dhe Metohi, dhe falë një sulmi diplomatik, ne kemi tërhequr 18 njohje dhe pranimi i shtetit të vetëshpallur të Kosovës si anëtar i plotë në 12 organizata ndërkombëtare është ndaluar”, tha Gjuriq me mburrje, transmeton Sinjali.

Kosova sot shënon 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat