Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër në ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e radhës

Lajme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër në ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e radhës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 16:53
Vjosa Osmani

Në këtë mbledhje Kryesia e Kuvendit do të shqyrtojë tri pika: Propozimin për formimin e grupeve të miqësisë; Propozimin e anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare dhe Shqyrtimin i kërkesave.

Kujtojmë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, më herët  ka bërë të ditur se mbledhjet e kryesisë do të mbahen të hënave, mirëpo, që këtë javë është shtyrë për të martën shkaku i festimeve për 12 vjetorin e pavarësisë, gjithashtu, Osmani  ka theksuar se Kuvendi do t’i ketë seancat çdo të enjte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat