Fatmir Sejdiu komenton vizitën e Albin Kurtit te varri i Rugovës

Lajme

Fatmir Sejdiu komenton vizitën e Albin Kurtit te varri i Rugovës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 21:15
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka përshëndetur vizitën që Albin Kurti ka bërë te varri i Ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Sejdiu ka thënë se ai ishte një hap institucional.

“Ishte një veprim institucional normalisht me vullnetin e tij, por që ndikon mirë në klimën politike në vend”, tha Sejdiu.

Ai ka thënë se në Kosovë njerëzit duhet të mësojnë vetën të dëgjojnë edhe mendime të kundërta.

“Shumësia e mendimeve është e domosdoshme për demokracinë. Kjo më së shumti vlen edhe për vendin tonë si një vend i ri… Praktikat e totalitarizmit dhe autoritarizmit nuk janë të mira dhe është mirë që nuk janë të pranishme në Kosovë”.

Duke u kthyer 12 vite pas, Sejdiu ka thënë se përzgjedhjen e flamurit dhe himnit e bënë një grup i ngushtë njerëzish përfshirë atë si president dhe kryeministrin e asaj kohe, Hashim Thaçi.

“Erdhën ide të ndryshme nga një konkurs ndërkombëtarë…Kishte disa kufizime të cilat nënkuptonin një Kosovë me një pavarësi me mbikëqyrje ndërkombëtare”.

Sejdiu thotë se pas shpalljes së Pavarësisë Kosova hyri në një faqe kënaqësie të madhe dhe me shpresë të madhe.

Sipas tij faza e dytë ishte anëtarësimi në disa organizata ndërkombëtarë dhe vendimi i GJND-së për Pavarësinë.

Ish-Presidenti thotë se faza e tretë ishte një karrem për Kosovën, kur rrëshqiti nga dialogu teknik në dialog politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat