Çka mund të nënkuptojë “Ahtisari plus-plus” – ultimatum apo çfarë?

Lajme

Çka mund të nënkuptojë “Ahtisari plus-plus” – ultimatum apo çfarë?

Nga: F. B. Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Çka nënkuptohet me “Ahtisari plus-plus”, ofertë çfarë Serbia sipas presidentit Vuçiq mund të marr?, në këtë moment nuk dihet, përveç kësaj “plus” mund të jetë garanci për  serbët e Kosovës se drejtat e tyre do respektohen, ndërsa Serbisë garanci për BE?, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Plani i Ahtisarit diplomatit finladez që e plasoi në vitin 2007 pas bisedimeve të pa suksesshme parashihte pavarësinë e Kosovës.

Prishtina këtë plan e ka pranuar si bazë për Kushtetutën e saj, ka shpall pavarësinë, por nuk ka respektuar as marr në konsiderim pjesë që kanë të bëjnë me drejtat e pakicave shkruan gazeta.

Ky paln parashikonte shuarjen e institucioneve paralel serbe në veri të Kosovës, ndërsa institucionet shëndetësore dhe arsimore të Serbisë do vazhdonin të funksionojnë në Kosovë me miratimin e Prishtinës, ndërsa financimi të bëhet përmes Bankës Qendrore të Kosovës.

"Ahtisari plus“, për të cilin më pas nisi të spekulohet, paraqet planin sipas të cilit parasheh autonomi të gjerë për veriun e Kosovës, më shumë se që parashikon plani Ahtisari.

Veriu do merrte statusin autonom regjional, etnitet në kuadër të pavarësisë së shtetit të Kosovës në “kufijtë” aktual, ku të ardhurat edhe doganat do shkonin për komunat në veri.

Kishat edhe manastiret do kishin status eksterritorial, që do ruheshin nga njësi të veçanta të Policisë së Kosovës si dhe trashëgiminë historike. Ahtisari plus - plus“ do të thoshte gjithë këto me garanci se do respektohet statusi i veçantë për serbët dhe garanci për Serbinë për anëtarësim në BE , nëse e pranon.

Plani i Ahtisarit i publikuar në vitin 2007 ishte bazë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Institucionet serbe të sigurisë nuk ekzistojnë në Kosovë, ndërsa siguria e serbëve nuk është e garantuar.

Sipas planit të Ahtisarit, Kosova do ishte shumë etnike, shoqëri demokratike, ku të gjithë do tl jenë të barabartë para ligjit, pa diskriminim dhe në mbrojtje të ligjit. Gjuhë zyrtare do ishin gjuha shqipe, edhe serbe, ku duhet mundësuar kthimin dhe lëvizjen e lirë.

Aktualisht asnjë aneks nga 12, që ndërlidhet me drejtat e bashkësisë serbe në Kosovë nuk është marr në konsideratë e aq më pak të implementohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat