Ultimatumi i tmerrshëm për Serbinë: Vuçiq tregon cili është ai

Lajme

Ultimatumi i tmerrshëm për Serbinë: Vuçiq tregon cili është ai

Nga: F.B Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 09:57
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia këtë vit do të përballet me ultimatumin e tmerrshëm rreth Kosovës, do të na ofrohet Ahtisari plus-plus për të pranuar Kosovën në zëvendësim të garancisë për hyrje në BE dhe statusin e veçantë për serbët në Kosovë, shkruan “Pravda”,  transmeton “Bota sot”.

“Jam i bindur se deri në fund të vitit do të marrim diçka që vështirë do të mund të refuzojmë, por as nuk mund të pranojmë”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se ka tremë dhe frikë për këta hapa.

Vuçiq theksoi se “sigurisht do vendoset ultimatum, të na jepet garancia për hyrje në BE, për të pranuar Kosovën. Por po ashtu është e sigurt se asnjëherë nuk kam pranuar ultimatume, sikurse është e sigurt se do të vazhdoj të kërkoj zgjidhjen më të mirë për popullin serb, pa rrezikuar paqen edhe sigurinë  dhe mos të fus Serbinë në luftë.

Ai tha se mund të paramendoj cila do të jetë iniciativa e të dërguarit special të BE-së, për të cilin e di se kush është po nuk e publikon dhe se është i afërm me Berlinin. Ai tha se është politikani i vetëm pas Dobrica Çosiç që ka guximin të thotë të vërtetën për gjendjen në Kosovë.

Por askush nuk e dëgjon, e kur bëhet ftesa për mobilizim askush nuk përgjigjet. Kur drejtoni vendin përballeni me situata të pamundshme, po punojnë në avancimin e ekonomisë, ruajmë paqen edhe blejmë kohë. Kam pasur një plan që e kuptuan por u bënë se nuk po e kuptojnë  u shpreh ai duke shtuar se nuk deshën zgjidhje e tahs do marrin diçka shumë më të keqe, në çka ai nuk do pranoj.

“Flisnin se i kam premtuar dikujt pavarësinë e Kosovës, do të shihni se nuk ishte ashtu, Vuçiq nuk ka gënjyer askënd, sikurse ju që jeni gënjeshtar” tha presidenti.

Ai përkujtoi se ishte i vetmi që në vitin 2013 refuzoi mundësinë që Kosova të hyj në OKB dhe se kishte presione edhe rreth Gazivodes dhe sistemit elektro-energjetik nga gjermanët. Ai e pranoi se ka frikë edhe tremë para udhëtimit në Berlin e Uashington jo për funksionin e tij, por për popullin edhe vendin, sepse pas heqjes së taksës atëherë do të shtohen presionet ndaj Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat