Heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut është në interes të gjithëve - fusnota nuk “shkrihet” lehtë

Lajme

Heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut është në interes të gjithëve - fusnota nuk “shkrihet” lehtë

Nga: F.B Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:13
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se shënimi i Kosovës me fusnotë në takimet dhe tubimet regjionale ishte marr vesh mes Beogradit dhe Prishtinës para fillimit të dialogut, ai ka shpreh shpresën se taksat do të hiqen në mënyrë që të vazhdohet dialogu, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

„Ne duam të hiqen taksat dhe të mund të vazhdojmë dialogun, sepse vazhdimi i tij është në interes të gjithëve, jo vetëm Beogradit, por edhe interes më i madh i Prishtinës” tha ai duke u përgjigjur në pyetjen rreth komentit të Mustafës se taksat duhen hiqen pa reciprocitet.

Daçiq tha se kjo deklaratë tregon se në Prishtinë ka qasje të ndryshme, nga kjo e Mustafës se duhen hiqen, deri tek ata që thënë se “kërkohet alibi” pse mos të hiqen taksat.

Ai nënvizoi se heqja e taksës është aktualizuar ditëve të fundit, për çka jan[ deklaruar amerikanët, gjermanët, francezët dhe zyrtarët e BE-së.

„Disa nga ata thonë se duhet vendosur reciprociteti, që as vetë Kurti nuk di çka nënkupton ajo. Intenca është që të hiqen taksat pa kush dhe të vazhdoj dialogu” tha ai për Tanjug.

Lidhur me shënimin e Kosovës me fusnotë në një takim në Tiranë, ai tha se kjo është arritur mes Prishtinës edhe Beogradit para fillimit të dialogut dhe paraqitja e saj pa fusnotë do ishte shkelje e marrëveshjes. Daçiq tha se ai rast është kritikuar shumë nga mediet në Kosovë dhe ata kanë vepruar ashtu si ka dashur Serbia.

„Shqipëria u soll sipas rregullave, si BE dhe si duhen organizuar takimet në nivelin regjional. Kjo është në harmoni me marrëveshjen mes Beogradit edhe Prishtinës para fillimit të dialogut në nivelin e lartë”, tha Daçiq në takimin me sekretarin shtetëror të ministrisë së jashtme të Spanjës Huan Gonzales Barbo.

Sipas tij Spanja po shikon me kujdes si është shënuar dhe prezantuar Kosova n[ë secilin takim dhe dokumente dhe kur nuk prezantohet sipas rregullave vazhdimisht shpreh protestë.

„ Serbia insiston që përkrah emrit Kosova të vendoset fusnota dhe Prishtina bëhet sikur nuk ka marrëveshje për këtë, Kryetarja e atëhershme Jahjaga pat thënë se ajo do të shkrihet si fluskë bore , ata mendojnë s kjo është e mundshme”, tha ai.

Daçiq theksoi se në bisedë me sekretarin spanjoll u konstatua se Prishtina po sillet si “fëmijë i llastuar” që nuk i përmbahet marrëveshjeve dhe politikanët e së cilës aplikojnë vetëm atë që ju konvenon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat