Kryetari i Preshevës dhe ekipi i tij pozojnë si të ishin në pasarela të modës

Lajme

Kryetari i Preshevës dhe ekipi i tij pozojnë si të ishin në pasarela të modës

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 00:23
Kryetari i Preshevës dhe ekipi i tij

Shqipërim Arifi tash e disa vjet është kryetar i Komunës me shumicë shqiptare në Serbi, Preshevës. Ardhja e tij kishte trazuar skenën e mëhershme politike shqiptare në këtë zonë.

Si një gjeneratë e re, ai u pa si ndryshim me partinë e tij, Alternativa për Ndryshim.

Arifi përpiqet të bëjë promovime të ndryshme të punëve që kryen në komunë, që megjithatë po braktiset nga rinia, shkruan Reporteri.

Ai në fillim të mandatit ra në sy me stilin e flokëve, të ndarë në mes. Tash e ka ndryshuar atë stil.

Arifi dhe kolegët e tij duket se janë të dhënë shumë pas dukjes. Në një foto të publikuar në Facebook, Arifi shihet me disa kolegë të tij teksa ecin rrugës, të veshur me shumë dedikim, duke kombinuar setren me atlete, kravatën me xhinse. Nuk dihet se kur është bërë kjo foto, por pozimi i tyre duket sikur që të gjithë janë nisur për ndonjë sfilatë mode.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat